Mourinho vazhdon kontratën me Unitedin

26 janar 2018 | 12:50

Trajneri Jose Mourinho nuk do të largohet nga Manchester United. Edhe pse kishte spekulime për një largim të mundshëm të tij, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Trajneri portugez ka zgjatur edhe zyrtarisht kontratën me ‘Djajtë e Kuq’ edhe për një vit. Kontrata aktuale e Mourinhos skadonte në qershorin e vitit 2019, ndërsa ai ka nënshkruar një kontratë të re me Unitedin deri në vitin 2020.

Ish-trajneri i Chelseat, Interit e Real Madridit tha se është shumë i kënaqur me kontratën e re. “Jam shumë i kënaqur që kam vazhduar bashkëpunimin me Manchester Unitedin. Është kënaqësi kur një klub si United të beson dhe të ofron vazhdimin e kontratës”, ka deklaruar Mourinho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…