Krasniqi, deputetëve të LDK-së: Mos u bëni më katolik se Papa

26 janar 2018 | 11:40

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të LDK-së, të cilët janë duke kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj të shkarkojë ministrin e Diasporës, Dardan Gashi për shkak të gjuajtjes me armë.

Krasniqi ka thënë se nuk e arsyeton atë që e ka bërë Dardan Gashi, por sipas tij një veprim i tillë nuk është diçka e jashtëzakonshme.

“Nuk mund të thoni se këto tradita nuk vlejnë më dhe është e pamundshme, por ne mundemi me menduar si ta kontrollojmë të ardhmen një veprimtari të tillë, por të mos të thotë dikush se kjo është diçka e jashtëzakonshme. A mundet dikush me thënë se Gashi ka bërë diçka që nuk e ka bërë askush në Kosovë. Por po e demaskojë faktin që mos u bëni më katolik se Papa”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë…