Mozzik i shkon në zyrë Thaçit e Veselit për t’u dhuruar albumin e tij   

20 gusht 2020 | 14:39

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli kanë pritur një mysafir jo të zakonshëm në zyrat e tyre.

Ata sot i ka vizituar reperi i njohur Gramoz Aliu i njohur si Mozzik, i cili ua ka dhuruar nga një kopje të  albumit të tij të ri.

“Në shenjë respekti për figurat më të shquara të UÇK-së , sot ua dhashë nga një Album (cd) timin që në kohën e lirë ta dëgjojnë e ta shijojnë”, ka shkruar Mozzik, i cili vazhdon ta cilësojë albumin e tij si një aset kulturor.

Pak javë më parë Mozzik kishte organizuar një turne nëpër Kosovë, ndërsa ishte ndërprerë nga policia për shkak të situatës me pandeminë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendeskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj bashkë me ministrin e Tregtisë…