Mozziku falënderon fansat për mbështetjen: Më falni nëse e bëra tollovi pak

10 gusht 2020 | 10:35

Mozziku e ka dëshmuar se ka shumë fansa në disa prej qyteteve të Kosovës. Reperi Mozzik të shtunën e javës që shkoi ka nisur turneun promovues për albumin e ri “Mozzart”.

Ai ka vizituar disa qytete të Kosovës me një autobus, ku ka takuar nga afër fansat e tij, duke iu dhuruar atyre nga një “CD” të albumit.

Për ta parë Mozzikun, të rinjtë ishin grumbulluar pa distancë, e disa prej tyre edhe pa maska, pavarësisht rrezikut të infektimit me Covid-19. Reperi nuk ka arritur t’ua plotësojë dëshirën fansave edhe në disa qytete të tjera, përfshirë edhe Prizrenin, pasi policia nuk e kishte lejuar.

Megjithatë, Mozzik ka falënderuar edhe një herë fansat për mbështetjen nëpërmjet një videoje të postuar në “Instagram” dhe ka kërkuar falje për gjithë “tollovinë”. “Më falni nëse e bëra tollovi pak”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Adelina Thaçi rezultoi pozitive me Covid-19 në fillim të…