MPB-ja prezanton udhëzimin e ri për udhëtim në vendet e BE-së

05 nëntor 2025 | 11:06

Ministria e Punëve të Brendshme publikon faqen e re Paviza.eu për të informuar qytetarët për rregullat e udhëtimit në zonën Schengen.

Kjo faqe përmban të gjitha informatat e nevojshme dhe veglat ndihmëse për planifikimin e udhëtimit në BE sipas rregullave. Informatat dhe veglat janë të ndara në faqe të veçanta për qasje të lehtë

  Udhëzime të thjeshta për udhëtim: Këtu janë informatat kryesore për vizita deri në 90 ditë për turizëm, vizita familjare ose biznes. Këtu gjinden gjithashtu informatat për sistemin e ri të regjistrimit të hyrjeve dhe daljeve, Entry/Exit System (EES).

  Listë kontrolli për udhëtarë: Këtu është lista me dokumentet e nevojshme për udhëtim në zonën Schengen.

  Kalkulatori i qëndrimit: Është një mjet i thjeshtë që ndihmon në llogaritjen e ditëve të qëndrimit në zonën Schengen.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare: https://paviza.eu

————————————————————————

The Ministry of Internal Affairs launches the new Paviza.eu website to provide citizens with information on travel rules within the Schengen area.

The website containls all necessary information and helpful tools for planning travel to the EU in compliance with the rules. Information and tools are organized into separate pages for easy navigation.

  Simple travel guidance: This section provides key information for visits up to 90 days for tourism, family or business purposes. It also includes details about the new Entry/Exit System (EES).

  Traveler checklist: This section lists the documents required for travel to the Schengen area.

  Stay calculator: A straightforward tool to help calculate the number of days of stay in the Schengen area.

For more information, please visit the official website: https://paviza.eu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi,…