MPJ-ja e quan historike marrëveshjen Greqi-Maqedoni

13 qershor 12:55

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka uruar kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras  dhe atë të Maqedonisë, Zoran Zaev për arritjen e marrëveshjes në mes dy vendeve për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Sipas MPJ-së, kjo marrëveshje do t’i kontribuojë edhe më tutje forcimit të paqes, ruajtjes së stabilitetit, ndërtimit të mirëbesimit, transformimit dhe integrimit euroatlantik të të gjithë rajonit të Evropës Juglindore.

“MPJ-ja konsideron se arritja e kësaj marrëveshje historike është një dëshmi dhe shembull se kur ekziston vullneti, gatishmëria dhe lidershipi nëpërmjet diplomacisë, dialogut, respektit reciprok mund të arrihen zgjidhje edhe për çështjet më të vështira. Ministria e Punëve të Jashtme falënderon të gjithë palët dhe akterët e përfshirë në proces që ndihmuan në arritjen e kësaj marrëveshje”, është thënë në njoftimin e thuhet në njoftimin e MPJ-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Kombetarës së Brazilit, Luiz Felipe Scolari, ka thënë…