MPJ ta themelojë grupin punues kundër pretendimeve të Dick Martyt

12 prill 2022 | 18:36

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar nga ministrja e jashtme, Donika Gërvalla të bëjë diçka në mënyrë që si shtet t’i kthejmë si të pabaza pretendimet e Dick Martyt.

Ai ka theksuar se Dick Marty ia ka qitur faqen e zezë këtij vendi.

“Prej vitit 2013 që unë udhëtoj jashtë, njerëzit na kanë këqyrë sikur kanibalë, që prejmë veshkë, bartim organe prej një vendi në një vend. Andaj është urgjente një strategji shetërore pas raportimeve se Marty është kërcënuar”, ka deklaruar deputeti Tahiri.

Fjala e plotë e Tahrit me video:

Kush është gardiani i imazhit të Republikës së Kosovës? Është politika e jashtme.
Ne e kemi një situatë shumë të rëndë, e cila nuk po merr vëmendje. Ka të bëjë me çështjen e deklarimit të Dick Martyt. Të nderuar deputetë dhe Qeveri, Dick Marty ia ka qitë faqen e zezë këtij vendi. Prej vitit 2013, që unë udhëtoj jashtë, njerëzit na kanë këqyrë si me qenë ne njerëz kanibalë, që premë veshkë, që bartim organe prej një vendi në një vend!
Për këtë çështje, për këtë raport burrat që i kanë bërë nderë këtij vendi, presidenti, dy kryeparlamentarët, deputeti Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, pra të gjithë janë në Hagë. Nuk jam ka përzihem nga parlamenti, sepse vet e keni quar dorën e ja pafshi qyken e hajrit, por jam duke thënë që politika e jashtme duhet ta ketë një strategji se si t’ia kthejmë Dick Martyt.
Pra, Dick Marty është deklaruar se i është kërcënuar jeta nga Serbia. Sot është deklarata e Qeverisë zvicerane që thotë se kanë dashur ta kërcënojnë. Shteti i Kosovës nëse s’mundet t’iu ndihmojë, ia ka borxh historisë, vendit që ta bëjë një dokument, sepse e kemi hëngër për dhjetë vjet tregimin e tij, dhe tërë bota na ka sharë e na ka sulmuar. Ejani t’ia kthejmë e t’u themi që jeni ju ata (Shërbimi sekret serb) që ia keni dhënë informatën e rrejshme, e mbi këtë ai ka bërë raport të rrejshëm.
Kërkesa ime për ju ministre është që të bëni ndonjë ngjarje në politikë të jashtme, ndonjë samit dhe niseni iniciativën për t’ia kthyer Dick Martyt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin…