MPMS-ja ndan 30 certifikata për të rinjtë e shoqatës “Down Syndrome Kosova”

18 prill 2018 | 16:07

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Vesel Makolli, ka marrë pjesë në ndarjen e 30 certifikatave për të rinjtë me sindromin down në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve me sindromën down”, projekt ky i nënshkruar muaj më parë në mes të kësaj ministrie dhe shoqatës “Down Syndrome Kosova”.

Synimi i këtij projekti ishte përkrahja dhe zhvillimi i trajnimeve profesionale për të rinjtë me sindromën down e më pastaj duke mundësuar edhe punësime për nevojat e kësaj kategorie në shoqërinë tonë.

Këto trajnime janë mbajtur në tri qendrat më të mëdha të aftësimit profesional në Kosovë, Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë.

Zëvendësministri Makolli ka vlerësuar se roli i shtetit për personat me nevoja të veçanta është që t’ju mundësojë arsim dhe forma të tjera të aftësimit profesional, pajisje të punës me mjete të nevojshme, përdorimin e shërbimeve me asistent, etj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka marrë pjesë…