Mposhten Houstoni dhe Dallasi

15 dhjetor 2019 | 13:49

39 pikët e James Harden nuk i mjaftojnë Houston Rockets që pësoi disfatën e 9-të sezonale pasi u mposht brenda në “Toyota Center” nga Detroit Pistons me rezultatin 107-115.

Përveç 39 pikëve, Hardeni koleksionoi dhe 6 rebound e 7 asistime, por Houstoni me këtë humbje rrëshqiti në vendin e 5-të të Konferencës së Perëndimit. Ra pas 4 fitoresh radhazi Los Angeles Clippers që u mposht 109-106 nga Chicago Bulls në “United Center” në një ndeshje ku më i miri mbi parket ishte Zac LaVine i vendasve me 31 pikë.

Një ndeshje shumë e luftuar ishte ajo e zhvilluar në “American Airlines Center” të Dallasit ku skuadra teksane pësoi disfatën e 8-të sezonale pasi u mposht me rezultatin 118-122 pas kohës shtesë nga Miami Heat që në krahun tjetër arriti suksesin e 19-të sezonal. Dëmtimi i yllit slloven Luka Donqiq pas vetëm 1 minute e 40 sekondash lojë, i prishi planet Dallasit, teksa 28 pikët e Hardaway nuk i mjaftuan Dallasit ndërkohë te miqtë nga Florida, spikati Jimmy Butler me 27 pikë. Suksese të thjeshta për Milwaukee Bucks dhe Toronto Raptors që mposhtën respektivisht Cleveland Cavaliers 125-108 dhe Brooklyn Nets 110-102. /SS/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi është nisur sot…