Smajl Latifi niset për në Hagë

15 dhjetor 2019 | 13:48

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi është nisur sot për në Hagë ku do të intervistohen nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

Lajmin e kanë bërë me dije Avni Morina nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”.

Nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar, por siç ka thënë Latifi, në ftesën që ka marr, atij i është kërkuar të sjellë dëshmi para Gjykatës Speciale.

Postimi i plotë i Morinës:

Thuaju atyre në Hagë…

Çlirimtari ynë!
Kryetari ynë!

Ti sot po nisesh për të shkuar në Hagë, ku të ftuan dhomat e specializuara, të cilat janë mbarsur me lloj-lloj shpifjesh e intrigash të kurdisura nga ata që nuk e deshën kurrë lirinë tonë kombëtare.
Po thonë se të kanë ftuar të dëshmosh për periudhën e luftës çlirimtare, të cilën ata nuk e kanë pranuar asnjëherë si të tillë dhe ti çlirimtari ynë, ke mjaft se çfarë t’u thuash atyre.

U thuaj atyre në Hagë se ti vjen nga një vend i gjakosur. Nga një vend, i cili pagoi çmimin më të lartë për liri!

Thuaju atyre në Hagë se ti vjen nga Rahoveci heroik dhe i martirizuar, që dha shumë heronj e dëshmorë, për lirinë e atdheut!

U thuaj atyre në Hagë se ti vjen nga Krusha e Madhe, e masakruar, e djegur dhe e përvëluar nga kriminelët çetnikë!

U thuaj atyre në Hagë se ti vjen nga Pastaseli, Fortesa, Celina, Opterusha e Xërxa, u thuaj se vjen nga Dejni, Ratkoci, Kramoviku, Malësia e Vogël e Zatriqi!

U thuaj atyre në Hagë se ti vjen nga Nagavci, Hoça e Vogël, Brestoci e Retija, Drenoci, Pataqani, Nashpalla, Gexha, Çifllaku, Vrajaka, Senoci, Kazniku, Bratatini, Dobidoli, Mrasori e Patoku!

Thuaju atyre në Hagë se ti vjen nga të gjitha vendet e komunës së Rahovecit të lara me gjak, në këto vende ku nga kriminelët çetnikë janë vrarë fëmijë, pleqë e plaka, djem e vajza të reja, janë vrarë e torturuar, janë djegur të gjallë dhe janë masakruar!

U thuaj atyre në Hagë se 20 vite pas luftës kemi sa e sa të zhdukur pa gjurmë, të cilët vetëm një faj patën: “ATA DESHËN LIRINË!”.

Thuaju atyre se ti je njëri prej tyre, që deshe lirinë e popullit tënd dhe luftove për të!

Ti do të kthehesh faqebardhë,
Çlirimtari ynë!
Kryetari ynë!

Image may contain: 3 people, people standing and suit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga posti i kryetarit të…