Mrekullia daneze në Kopenhagen, feston edhe Zvicra e shqiptarëve

21 qershor 2021 | 22:58

Kanë përfunduar ndeshjet e grupit B në Euro 2020. Belgjika mposhti 2-0 Finlandën dhe bëhet kombëtarja e tretë pas Italisë dhe Holandës që e mbyll fazën e grupeve me 9 pikë të plota.

Nordikët rezistuan mirë për 74 minuta, por një autogol i portierit Lukas Hradecky dhe rrjeta e të zakonshmit Romelu Lukaku i dhuruan tre pikët “Djajve të Kuq”.

Goli i tretë në kompeticion dhe i 63-ti me kombëtaren për kampionin e Interit, të cilit VAR-i i anuloi një gol kur sfida nuk ishte zhbllokuar akoma.

Danimarka nuk u përmbajt në “Parken Stadium” të Kopenhagenit kundër Rusisë. Simon Kjaer me shokë mposhtën 4-1 ekipin kundërshtar, duke siguruar tre pikët e para dhe një kualifikim fantastik si vend i dytë.

Mikkel Damsgaard, mesfushori 20-vjeçar i Sampdorias, zhbllokoi ndeshjen në minutat e fundit të pjesës së parë me një supergol. Fraksioni i dytë i takimit ishte edhe më emocionues.

Yussuf Poulsen përfitoi nga një gafë e mbrojtjes ruse dhe dyfishoi pas një ore lojë. Miqtë reaguan dhe rihapën takimin pas penalltisë së saktë të Artem Dzyuba.

Danimarka reagoi dhe golat e Andreas Christensen dhe Joakim Maehle vulosën suksesin me “poker” dhe kualifikimin në 16 kombëtaret më të mira të Euro 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Belgjika dhe Danimarka janë dy përfaqësueset e radhës që kualifikohen…