Grupi B / Kualifikohen Belgjika dhe Danimarka

21 qershor 2021 | 22:57

Belgjika dhe Danimarka janë dy përfaqësueset e radhës që kualifikohen në fazën tjetër të Kampionatit Evropian.

Një autogol i portierit Lukas Hradecky dhe një gol i sulmuesit Romelu Lukaku ishin të mjaftueshëm për fitoren e Belgjikës në këtë ndeshje. Finlanda e mbylli Evropianin në vendin e tretë me 3 pikë.

Skuadra tjetër që e siguroi kualifikimin ishte Danimarka, e cila e mposhti Bindshëm Rusinë (1-4) dhe e sigurojë kualifikimin në sajë të golaverazhit.

Shënues për Danimarkën ishin Mikkel Damsgaard, Yussuf Poulsen, Andreas Christensen dhe Joakim Maehle. Golin e nderit për rusët e shënoi sulmuesi Artem Dzyuba nga penalltia. Rusia e mbylli grupin në vendin e fundit me 3 pikë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Morena Taraku është bërë e gjallë me një seri fotosh…