Mrekullia: Tornado vdekjeprurëse merr foshnjen 4-muajshe dhe e hedh mbi pemë, nëna e gjen pa asnjë lëndim

15 dhjetor 2023 | 21:20

Një çift nga Tenesi në SHBA dhe dy fëmijët e tyre po kërkojnë një shtëpi të re pasi një tornado e madhe përfshiu komunitetin e tyre duke hedhur tej edhe fëmijën e tyre 4 muajsh, i cili u gjet i gjallë në një pemë aty pranë.

Sydney Moore, i dashuri i saj dhe fëmijët e tyre ishin brenda shtëpisë së tyre të shtunën e kaluar në Clarksville kur tornadoja, e cila la gjashtë persona të vdekur dhe shumë të plagosur, u goditi në Montgomery County.

Moore tha se tornado, e cila shkatërroi shtëpinë e çiftit dhe sende të tjera, mori fëmijën e saj 4 muajsh, i cili arriti t’i mbijetonte ngjarjes së tmerrshme.

“Diçka brenda meje më tha të vrapoja dhe të hidhesha mbi djalin tim”, tha Moore për ËSMV Neës të Nashville teksa rrëfeu përpjekjet e saj për të mbrojtur fëmijën e saj të madh, një 1-vjeçar. “Në momentin që u hodha mbi të, muret u shembën”.

Duke kujtuar se çfarë ndodhi saktësisht atë mbrëmje, Moore tha se i dashuri i saj mundi të shihte tornadon që shkatërronte shtëpinë e tyre.

Shtëpia e çiftit e shkatërruar nga tornado

“Çatia u hoq e para, maja e tornados zbriti dhe mori karrocën me foshnjën tonë”, tha ajo. “Ai ishte gjëja e parë që u ngrit në ajër.

Moore tha se i dashuri i saj u përpoq të shpëtonte foshnjën dhe përfundoi duke u hedhur nga shtëpia së bashku me foshnjën, e cila ishte në gjumë në atë kohë.

Pavarësisht rrethanave, Moore tha se ajo dhe familja e saj ishin në gjendje të shpëtonin nga rrënojat dhe të kërkonin fëmijën e tyre, duke pasur frikë nga më e keqja.

Pas rreth 10 minutash kërkimi, Moore tha se ajo dhe i dashuri i saj e gjetën foshnjën të gjallë në një pemë.

“Mendova se ai kishte vdekur”, tha ajo. “Isha shumë e sigurt se ai kishte vdekur dhe ne nuk do ta gjenim. Por ja që ishte gjallë, dhe kjo është falë Zotit”, rrëfeu nëna e re.

“Unë do të vdisja për fëmijët e mi. Kjo nuk diskutohe, dhe i dashuri im do të bënte të njëjtën gjë”, shtoi Moore.

Moore dhe familja e saj mbetën me pak ose aspak sende personale pas incidentit tragjik, por komuniteti thuhet se është mbledhur për t’i mbështetur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, që udhëhiqet nga…