Mrekullia vjen nga Zoti dhe doktorët shqiptarë

13 shkurt 2019 | 16:19

Dyli me videoklip ‘Një moment’ falënderon ata që bënë mrekullinë për të!

Këngëtari i ri, Abdyl Morina, i cili pas lindjes është pagëzuar nga familja e tij me emrin e gjyshit, Abdyl, si trashëgimtar i familjes qysh në moshën katërvjeçare ka filluar të këndojë me një pasion të veçantë.

Dyli siç e quajnë tash, është rritur me plotë vullnet dhe lumturi me vëllezër e motra, shokë e shoqe.

Por Dyli për dallim nga bashkëmoshatarët e tij, është ballafaquar edhe me një sfidë të madhe sa i përket gjendjes shëndetësore, por që falë vullnetin të tij, kujdesit familjar dhe mbi të gjitha falë punës dhe përkushtimit të pashoq të shefit të Qendrës Spitalore të Neurokirurgjisë në Tiranë, prof. dr. Mentor Petrela, dhe doktorit Alfred Aga, tanimë Dyli tash i është kthyer jetës normale dhe pasionit të tij, këngës.

Ai tashmë ka plotë projekte sfiduese para vetës, me të cilat dëshiron t’i bëjë të lumtur pos bashkëmoshatarëve të tij edhe prindërit që në asnjë çast nuk hoqën dora nga ai.

Gjithashtu Dyli u përcjell mesazh të gjithëve atyre, të cilët gjatë udhëtimit të tyre jetësore, qoftë si këngëtar, si nxënës, si punëtor, si bujq, etj., të kenë besim në vetveten, sepse nëse sfidohesh nga ndonjë sëmundje atë duhet ta përballosh.

Dyli si një i ri përçon mesazh për opinionin se duhet të ketë besim edhe në mjekët tanë shqiptarë, andej e këndej kufirit (Kosovë-Shqipëri), ku falë tyre mund t’ia dalësh dhe ta vazhdosh jetën aty ku e ke lënë, dhe të ecësh përpara me projektet që të presin.

Dyli gjithë këtë sfidë që ka pasur si një i ri, ka vendosur ta përshkruajë për disa minuta me një këngë të cilën e ka titulluar “Një moment”.

Kjo këngë ka një videoklip të jashtëzakonshëm, ku Dyli përmes vargjeve të këngës falënderon mjekët, Klinikën Universitare të Neurologjisë së Tiranës që kishin besim në shërim e tij.

Dyli të gjithë historinë e tij e paraqet në këtë videoklip, që ia vlen të dëgjohet me vëmendje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United pësoi humbje në Ligën e Kampionëve nga PSG-ja…