MSh-ja do ta kufizojë lëvizjen e qytetarëve deri në amendamentimin e ligjeve

09 prill 2020 | 08:44

Institucionet janë të obliguara të nxjerrin vendime të reja për kufizimin e lirisë së lëvizjes mbi bazën e interpretimit të Gjykatës Kushtetuese më së largu në fillim të javës së ardhshme. Kushtetuesja e ka konsideruar të jashtëligjshëm vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes, i cili vendim, pavarësisht prej këtij interpretimi, do të zbatohet si i tillë deri më 13 prill, shkruan KOHA.

Për ta legjitimuar kufizimin e lëvizjes, Ministria e Shëndetësisë në ditët në vijim pritet të marrë vendime veç e veç për komunat ashtu siç e parasheh Ligji për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse. Ky afat ia mundëson Kuvendit të Kosovës që nëpërmjet amendamentimit ta ndryshojë dhe plotësojë Ligjin për sëmundjet ngjitëse. Se vendimet do të merren veç e veç për secilën komunë, e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Universitetit “Johns Hopkins”, numri i përgjithshëm i personave të…