MSh-ja pajis me pesë rëntgenë mobilë ShSKUK-në

23 nëntor 2020 | 16:38

Ministria e Shëndetësisë e ka pajisur Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës me pesë rëntgenë mobilë, pjesë e projektit të Shëndetësisë Kosovare, i financuar me huamarrje nga Banka Botërore, raporton “Epoka e re”.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pret që pajisjet e reja mjekësore të lehtësojnë punën e profesionistëve shëndetësorë për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Sipas planifikimeve, tre rëntgenë do të shkojnë për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kurse dy të tjerë për Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe Prizrenit.

Në kuadër të Projektit të Shëndetësisë Kosovare, ditëve në vijim, do të mbërrijnë edhe dy rëntgenë statikë, 70 shtretër intensivë, 325 monitorë me parametra të pacientëve dhe 11 spirometër (mjet që mat në mënyrë efektive dhe të shpejtë zbrazjen e mushkërive).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Las Vegas (Amerikë) u zhvillua eventi UFC-255, ku ishin…