Shevchenko dhe Figueiredo mbrojnë titujt kampionë

23 nëntor 2020 | 16:20

Në Las Vegas (Amerikë) u zhvillua eventi UFC-255, ku ishin dy duele për titullin kampion bote në peshën “yweight” (pesha 53-57kg).

Për femra, Valentina Shevchenko (peruania me origjinë ruse) fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Jennifer Maia. 49-46, 49-46, 49-46 ishte vendimi i tre gjyqtarëve në favor të Shevchenko, mbrojti për të katërtën herë titullin e këtij Divizioni. Për Shevchenkon ky ishte triumfi numër 20 në karrierën e saj (i gjashti radhazi), ku numëron edhe 3 humbje, ndërsa për Maia  kjo ishte humbja e 7-të (numëron edhe 18 tore e 1 duel pa rezultat). Te meshkujt, Deiveson Figueiredo, mposhti me “submission” rivalin Alex Perez, duike mbrojtur titullin e peshës “yweight”.

Një duel që nuk pati histori, pasi Figueiredo u tregua i shkathët që në momentet e para, duke hedhur KO rivalin e tij. Ky është suksesi i 20-të i Figueiredo në karrierë, ku ka edhe 1 humbje, ndërsa pë Perez kjo ishte humbja e 6-të, ndërkohë që ka arritur edhe 24 fitore. (Telesport)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj,…