MSh-ja palestineze: 13 të vrarë nga sulmi izraelit në Bregun Perëndimor
20 tetor 2023
| 11:11
Trembëdhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë, u vranë gjatë një operacioni izraelit në kampin e refugjatëve Nour Shams në Bregun Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
“Ushtria pushtuese izraelite kreu një masakër në kampin e refugjatëve Nour Shams në Tulkarem gjatë agresionit të saj dje në kamp, ku numri i përgjithshëm i martirëve ka arritur në 13, përfshirë 5 fëmijë”, tha ministria në deklaratën e të premtes, raporton CNN.
Prej nga mëngjesi i së premtes, forcat izraelite ishin tërhequr nga kampi, ka njoftuar kanali zyrtar televiziv Palestine TV.