MSh-ja thërret qytetarët të vaksinohen kundër Covidit edhe gjatë fundjavës
Ministria e Shëndetësisë u rikujton qytetarëve se vaksinimi kundër Covid-19 do të vazhdojë të bëhet edhe gjatë ditëve të fundjavës, të shtunën dhe të dielën, në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë.
“Prandaj, MSh u bën thirrje qytetarëve që të caktojnë terminë për marrje të vaksinës, me që ka mjaft terminë të lira, përfshirë edhe ditët e fundjavës në të gjitha qendrat e vaksinimit në komunat e Kosovës. Sipas vendimeve të mëhershme të MSh, në Kosovë mund të vaksinohen personat e moshës mbi 16 vjeç si dhe fëmijët e moshës 12-15 vjeçe me indikacione mjekësore, këta të fundit me vaksinën PfizerBioNTech”.
“Duke u bërë thirrje që krahas vaksinimit të zbatohen masat në fuqi kundër Covid-19, MSh rithekson rëndësinë e vaksinimit si mënyrën më efikase për të parandaluar përhapjen e mëtejme të Covid-19 dhe për të evituar shtrimet e qytetarëve të tjerë në spitale nga format e rënda të Covid-19 dhe për të ulur numrin e rasteve të vdekjeve nga Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.



