Lajçaku: Bislimi më tha se nuk ka arkiva të UÇK-së, por vetëm arkiv shtetëror
17 shtator 2021
| 17:17
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimet që pati në Kosovë ishin të dobishme.
Ai para gazetarëve ka folur edhe për hapjen e arkivave dhe për deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për të cilën tha se u keqkuptua në Kosovë.
“Bislimi më tha se nuk ka arkiva të UÇK-së, por vetëm arkiv shtetëror”, ka treguar ai.
Lajçak për këtë çështje shtoi se s’ka pasur diskutime specifike në mes të Bislimit dhe Petar Petkoviqit nga pala serbe.



