Ish-deputeti Abazi: Performanca e ministrave është zero

04 nëntor 2026 | 19:32

Ish-deputeti Haki Abazi ka kritikuar performancën e Qeverisë Kurti, duke vlerësuar se ministrat kanë dështuar në përmbushjen e objektivave dhe realizimin e projekteve të planifikuara.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Abazi e përshkroi gjendjen me një shprehje të veçantë: “Fjalë Demush, punët kërkush”.

Ai tha se ekziston një dallim i madh ndërmjet planifikimit dhe realizimit të projekteve, duke e vlerësuar me zero performancën e ministrave, si të qeverive të kaluara, ashtu edhe të atyre aktuale.

“Performanca e ministrave është zero, edhe të atyne të kalumve, edhe këtyne tash. Tash këta sigurisht kanë me u arsyetu me faktin që ka pasë bllokadë institucionale, po është një matricë e matjes së performancave të ministrive, ku tregohet, për shembull, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë as 2 për qind nuk ka arritë me i përmbushë objektivat”, deklaroi Abazi.

Sipas tij, objektivat e ministrive nuk mund të realizohen pa ekzekutimin e planeve konkrete, ndërsa kritika e tij lidhet pikërisht me mungesën e rezultateve në zbatimin e projekteve të paralajmëruara.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qindra kilometra larg Tokës, tre astronautët amerikanë kanë ushtruar të…