Presidentja Shiroka-Pula dekoron gjeneralin amerikan Steven Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

04 nëntor 2026 | 16:53

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka dekoruar gjeneralin amerikan Steven Osborn, Adjutant të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas, me Medaljen Presidenciale Ushtarake të Republikës së Kosovës.

Dekorata i është ndarë në shenjë mirënjohjeje për lidershipin e tij, kontributin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, si dhe për forcimin e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Presidentja Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e këtij partneriteti, i cili gjatë 15 viteve ka kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së përmes trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

Në këtë kontekst, ajo ka shprehur mirënjohjen për përkushtimin e gjeneralit Osborn dhe mbështetjen e tij në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.

Presidentja ka theksuar se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është strategjik për Kosovën dhe është ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta.

Ajo ka nënvizuar se miqësia dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, Komiteti Ekzekutiv i Federatës…