
MSh-ja u bën thirrje të vaksinohen grave shtatzëna dhe nënave gjidhënëse
01 shtator 2021
| 14:02
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka inkurajuar gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të vaksinohen për ta mbrojtur veten nga Covid-19.
Sipas kësaj ministrie, vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin.
Dr. Pranvera Zejnullahu – Raci, u ka bërë apel grave që të vendosin për vaksinim, pasi thotë se nënat gjidhënëse duke u vaksinuar ndihmojnë edhe në shtimin e imunitetit të foshnjës së tyre.