MTI-ja dhe IFC-ja me marrëveshje për reformimin e inspektorateve

10 maj 2018 | 12:49

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe International Finance Corporation (IFC) e cila është anëtare e Grupit të Bankës Botërore, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin “Klima e Investimeve në Kosovë II”.

Ky projekt arrin vlerën prej 2.3 milionë euro dhe ka të bëjë me reformimin e inspektimeve të bizneseve dhe duke ofruar shërbime të mira për investitorët.

Ministri i MTI-së, Bajram Hasani, është shprehur i lumtur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, e cila sipas tij do të jap përvojat më të mira ndërkombëtare në fusha të ndryshme.

Ai ka bërë me dije se ky projekt është financuar nga Qeveria zvicerane e cila ka kontribuar në projektin më të gjerë të klimës së investimeve, i cili do të zbatohet deri në vitin 2020.

Po ashtu, Hasani ka bërë me dije se së shpejti do të hartohet një strategji për investime direkte në Kosovë nga investitorët e huaj, duke i ruajtur ata që aktualisht Kosova i ka.

Ndërsa Thomas Lubeck, drejtor rajonal i IFC për Kaukazin e Jugut, ka thënë se niveli i papunësisë mbetet sfida kryesore për Kosovën, derisa është shprehur optimist se projekti i nënshkruar sot do të sjellë më shumë investitorë në vend.

Në anën tjetër, Damien Shiels, përfaqësues i Bankës Botërore, ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur reformat në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, njëherësh lider i Partisë Socialdemokrate…