“Mu pati mbush mendja që ke lu mendsh”, Lladrovci tregon se çka i tha Kadri Veseli?

19 nëntor 2025 | 22:38

Kryetari i zgjedhur i Drenasit Ramiz Lladrovci, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka folur për shumë tema me rëndësi, në mesin e të cilës edhe sfidat që ai ka kaluar gjatë karrierës së tij politike.

Lladrovci tregoi edhe një rast kur disa persona kishin tentuar ta nxirrnin atë si njeri jo të denjë për postin e të parit të komunës së Drenasit.

Ai bile tregoi edhe një bisedë me Kadri Veselin, i cili asokohe mbante postin e kryetarit të PDK-së.

“Mu pat mbush mendja që ke lujt mendsh, edhe se kam pasur më ndërmend me të kandidu”, i pati thënë atëherë Veseli.

Tutje, Lladrovci shpjegoi edhe pengesat e tjera që ai i hasi gjatë rrugëtimit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar partitë parlamentare…