Muaji i shenjtë i Ramazanit fillon me këtë datë

26 shkurt 2021 | 22:43

Edhe pak ditë e javë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit. Bazuar në kalendarin mysliman agjërimi fillon me datën 13 prill, ditën e martë.

Të gjithë besimtarët e fesë islame do të agjërojnë për 30 ditë rresht, gjithsej i bije 1 mijë e 441 orë.

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të përfundojë më 12 maj, e mērkurë, ndërsa të enjtën me datë 13 maj është dita e Bajramit.

Gjatë muajit të Ramazanit, muslimanët janë të obliguar të agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit. Agjërimi i Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten në Institutin Albanologjik të Prishtinës është mbajtur tryeza…