Muajt e humbur t’i kthejmë në mundësi për ta vizituar sa më shumë Shqipërinë dhe anasjelltas

07 qershor 2020 | 13:38

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se haja e kufirit me Shqipërinë nuk duhej të përbënte lajm sot po të kishte Kosova një qeveri normale që ndërton ura dhe nuk ngritë pengesa mes shqiptarëve.

“Ky kufi i shembur para dy dekadash me armë kurrë nuk do të duhej të mbyllej me vendime politike. Muajt e humbur t’i kthejmë në mundësi për ta vizituar sa më shumë Shqipërinë dhe anasjelltas. Shkëmbimi ekonomik mes dy vendeve tona duhet të intensifikohet veçmas pas situatës së rënduar nga pandemia”.

“Të angazhohemi të gjithë për t’i rrëzuar pengesat e fundit mes Kosovës e Shqipërisë ????“, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një ceremonie solemne në një kishë të Karolinës së…