Muhamet Mavraj: Më vështirë ka qenë pak pas lufte për të bërë gazetari sesa në luftë

13 shkurt 2020 | 18:52

Botuesi i gazetës “Epoka e re”, Muhamet Mavraj, ka folur për peripecitë e kaluara prej nisjes së botimit të kësaj të përditshmeje 20 vjet më parë deri më sot kur është arritur që numri i tirazheve të arrijë 6 000.

Sipas tij besueshmëria te gazetaria e printuar është më e madhe sesa tek ajo online që bëhet tash. Mavraj ka thënë se më 25 janar kanë mbushur 20 vjet si gazetë në tregun media, ndërsa sfida më e madhe sipas tij ka qenë në ditët e para të lirisë.

“Për ta bërë profesionin ka qenë më vështirë disa ditë pas lufte, sesa në luftë. Pas luftës nuk është ditur se nga kush rrezikohesh. Ka pasur sfida, ankth, trishtim, sfida financiare për secilin gazetar. Gazetës që i kam prirë i ka mbrojtur vlerat e UÇK-së kurse një tjetër i ka sulmuar ato vlera”, është shprehur Mavraj në “Info Magazine” në “Klan Kosova”.

Info Magazine – 13.02.2020 – Klan Kosova

Rrëfimi i Muhamet Mavraj – Botues i Epoka e Re / Ish udhëheqës i demonstratave studentore të 97-s

Gepostet von Klan Kosova am Donnerstag, 13. Februar 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Armagedoni Pjesën më të madhe të kohës, prej 13…