“Muharrem Fejza” mbetet në terr, KEDS thotë se e ndali rrymën për shkaqe sigurie

10 tetor 2021 | 22:21

Një kabllo që furnizon dy shtëpi me energji elektrike është djegur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Rryma është ndërprerë në atë pjesë nga KEDS me kërkesë të organeve të rendit.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala.

Ai ka mohuar raportimet e mediave se në atë pjesë kanë shpërthyer kabllot elektrike nëntokësore.

“Nuk është e vërtetë që ka shpërthyer ndonjë kabllo në atë pjesë. Është djegë një kabllo që furnizon dy shtëpi aty. Do ta zëvendësojmë brenda pak minutave. Ne e kemi ndërpre energjinë elektrike me kërkesë të organeve të rendit për shkaqe sigurie. Pra, sa i përket rrjetit tonë gjithçka ka qenë dhe është në rregull”, ka thënë Buzhala.

Demokracia.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për këtë rast, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut…