Muharrem Sahiti deklarohet pas humbjes nga Shqipëria

11 nëntor 2020 | 18:35

Muharrem Sahiti e drejtoi Kosovën në ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë për shkak se Bernard Challandes është infektuar me Covid-19.

Sahiti ka thënë pas ndeshjes se “dardanët” nuk u paraqiten si duhet në këtë ndeshje, por e mira është se disa futbollistë patën rastin të luajnë para ndeshjeve zyrtare.

“Është një rezultat negativ. E nisëm keq, nuk kishim ritëm, nuk kishim intensitet, pa dëshirën për të luajtur dhe kaluam në disavantazh. Në pjesën e dytë u munduam, ishim më mirë, por jo edhe mjaftueshëm për ta ndryshuar rezultatin. Nuk kishim presion. Ua dhamë rastin disa futbollistëve, e shfrytëzuam këtë lojë për ndeshje zyrtare”, ka thënë Sahiti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valbona Rexhepi Hadri - Një plagë e vjetër, E majisur…