Muharremaj i përgjigjet pozitivisht aksionit “Mbjelle një pemë”

16 prill 2019 | 13:01

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i është pozitivisht aksionit “Mbjelle një pemë”. Ai të martën në pakun e dëshmorëve në Suharekë ka mbjellë një pemë.

Pas mbledhjes së kësaj peme, Muharremaj ka sfiduar kolegun e tij nga AAK-ja, Blerim Kuçi, ish-kryetarin e Suharekës nga radhët e LDK-së, Sali Asllanaj, dhe kryetarin e Degës së PDK-së në këtë komunë, Ramë Vataj.

“Mirëmëngjesi! Para se tjerët të më sfidojnë, vendosa që në Parkun e Dëshmorëve në qytetin tim, të mbështes fushatën e mbjelljes së pemëve duke sfiduar këta persona: Blerim Kuçin, Sali Asllanajn, Ramë Vatajn, Gëzim Hazrolli, Enver Cikaqin, Shaqir Palushin, dhe  Berat Gegajn”, ka thënë Muharremaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka zhvilluar një…