Muharremaj: Kudo në Suharekë është duke u punuar  

15 nëntor 2020 | 15:20

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se është duke u punuar kudo në këtë komunë. Në kuadër të punimeve në infrastrukturë, Muharremaj ka inspektuar punimet në lagjen “Hoxhaj” në Budakovë.

Përpos Budakovës, Muharremj ka qëndruar edhe në lagjen “Smakaj” në fshatin Nishor. Me këtë rast, ai ka falënderuar banorët e Kastërrcit, të cilët kanë lejuar zgjerimin e rrjetit të kanalizimit edhe në lagjen “Smakaj”.

“Kam një falënderim të veçantë për banorët e Kastërrcit të cilët lejuan zgjerimin e rrjetit të kanalizimit edhe për lagjen ‘Smakaj’ në Nishor. Ky problem ka qenë i kahmotshëm dhe tani e gjeti zgjidhjen e duhur. Jam në terren edhe vikendit sepse qëllimi im është t’u shërbejë qytetarëve”, ka thënë Muharremaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt ka njoftuar se kryetari i kësaj komune,…