Muharremaj pret në takim disa nga nxënësit e shkollës “Abdyl Ramaj”

29 janar 2020 | 14:48

Disa nxënës të drejtimit juridik në Shkollën e Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj” së bashku me profesorin Aziz Bytyqi, kanë takuar të mërkurën kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Me këtë rast, Muharremaj  ka thënë se kjo shkollë do ta ketë gjithmonë përkrahjen e tij.

“Me nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale ‘Abdyl Ramaj’, drejtimi juridik, diskutuam bashkë për çështje të ndryshme. Biseduam për kushtet në shkollë dhe punën praktike profesionale në institucione të ndryshme. Do ta kenë gjithmonë mbështetjen time për angazhime edukuese dhe profesionale”, ka thënë Muharremaj pas takimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 21-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ilir…