Muharremi për takimin Kurti – Krasniqi: Me bark thatë s’shkohet shumë larg

01 maj 2025 | 09:40

Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se “bark thatë nuk shkohet shumë larg” derisa ka komentuar fotografinë e takimit mes Albin Kurtit dhe Memli Krasniqit.

Ai e ka komentuar tavolinën e boshatisur në takimin mes kryetarit të LVV-së dhe liderit të PDK-së.

Muharremi ka deklaruar se përparime ka, por se “bark larg nuk shkohet shumë larg”.

“Veç ujë? As një kafe, as një kroasant? Në Bruksel t’i sjellin sanduiçat te tavolina, këtu veç një shishe uji! Hajt se mirë që nuk ka ndonjë ndërmjetës i huaj aty, se kish mbet pa ëmbëlsirë. Përparime ka, ama me bark thatë nuk shkohet shumë larg!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris, përdori fjalimin e saj të…