Muhaxheri – Kurtit për autostradat: Po i rreni qytetarët që keni me punu më lirë

04 mars 2024 | 21:00

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë në “Pressing” të T7 se Qeveria e Albin Kurtit “po i gënjen qyetarët që po punojnë më lirë”.

Ai përmendi rastin e autostradës së Dukagjinit, që Qeveria preferon zgjerimin e rrugës ekzistuese.

Sipas Muhaxherit, kjo nuk kushton më lirë, sepse vetëm një segment kushton 40 milionë euro.

“Rrugën e vjetër duhet me hy me shpronësu prapë, me zgjeru prapë dhe ka thënë se ka me na kushtu më lirë. Pse ka me na kushtu më lirë se ajo ka qenë e projektune më shtrenjtë dhe tash kanë thënë hajde ta bëjmë një segment, dhe po jau shesin qytetarëve si ne kemi me punu më lirë. Çka ke me punu më lirë, e ke vendosur vetëm një segment 40 milionë euro dhe ende nuk e ke nis”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë…