Muhaxheri: Ky është kandidati i parë konsensual për kryetar të LDK-së

31 korrik 2019 | 21:23

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka folur për kandidatët e mundshëm për kryetar të LDK-së.

Ai ka deklaruar se një kandidat i mundshëm konsensual është emri i Isa Mustafës.

“Njëri prej kandidatëve konsensual është Isa Mustafa”, u shpreh ai.

Sipas tij, pos Mustafës në LDK ka edhe një kandidat të mundshëm konsensual, i cili të shtunën do ta sfidoj Isa Mustafën për ta mundur. “Pos Mustafës mund të ketë edhe kandidat tjetër konensual, i cili nuk do të hyjë jo vetëm formlaisht, por për ta sfiduar seriozisht Isa Mustafën”, ka deklaruar ai në “TVDukagjini”.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe ai të kandidoj për kryetar të partisë.

Kryetari i Pejës e ka cilësuar vetën më të suksesshmin në LDK.

Muhaxheri ndër të tjera ka theksuar se në garë mund të ketë edhe tri kandidatura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, i cili po qëndron…