Muhaxheri prin në Pejë edhe me votat e diasporës

20 tetor 2025 | 08:14

Janë numëruar 100% e votave me postë në komunën e Pejës.

Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Gazmend Muhaxheri i LDK-së, njëherësh kryetari aktual i Pejës, ka marrë 48.55% të votave të diasporës.

Pas tij radhitet Taulant Kelmendi i VV-së, i cili ka grumbulluar 26.37% të votave me postë.

KQZ ka publikuar po ashtu rezultatet e përmbledhura, ku Muhaxheri vazhdon të kryesojë me 46.23% të votave, derisa Kelmendi mban vendin e dytë me 27.81%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë numëruar të gjitha vendvotimet në komunën e Çashkës dhe…