Muhaxheri tregon disa nga kushtet që LDK ia ka parashtruar Vjosa Osmanit

25 mars 2021 | 23:27

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka treguar disa nga “vijat e kuqe” për Vjosa Osmanin që ka kjo parti për ta votuar atë si presidente.

“Në fillim duam të dimë qëndrimin e Osmanit për dialogun. A do ta vazhdojë ajo dialogun. Ne duam që normalisht ajo të jetë pro dialogut në mënyrë që t’i jep vendit perspektivë. Pastaj duam të dimë qëndrimet e saj në raport me institucionet e pavarura. Tash duhet të zgjidhet shefi i AKI-së, ambasadorët, gjyqtarët, prokurorët…”, tha ai në “Debat Plus”.

Muhaxheri thotë se është rrezik që nëse një parti i merr tri institucionet kryesore të shtetit.

Ai thotë se nga Osmani duan të dinë edhe raportet që do të ketë me pozitën dhe opozitën.

“Nëse ajo do t’i shërbente vetëm një partie, për ne është e papranueshme”, thotë Osmani, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i LDK-së thotë se duhet pasur parasysh edhe inatet personale që kanë disa njerëz në LDK me Vjosa Osmanin.

“Zonja Osmani dy herë nuk e ka votuar qeverinë e Kosovës. Në këtë legjislaturë ne kemi deputetë Kryeministrin (Avdullah Hoti), Zëvendëskryeministrin (Driton Selmanajn) dhe katër ministra që zonja Osmani nuk i ka votuar. Me çfarë kërkese ne mund t’iu kërkomë këtyre ta votojnë Osmanin”, deklaroi ndër të tjera Gazmend Muhaxheri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka shfuqizuar…