Muja kërkon njohjen nga Serbia, 5-shja e BE-së, ulëse në OKB dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO

04 nëntor 2022 | 11:12

Në takimin e nëntë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Kosova është e përkushtuar që procesi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë sa më shpejt.

Muja ka theksuar se marrëveshje përfundimtare për Kosovën është ajo që nuk e ndan njohjen nga Serbia, prej ulëses në OKB.

“Pra, një marrëveshje e cila e ka edhe njohën nga OKB, ose njohjen nga Serbia, mund të jetë marrëveshje, por nuk është përfundimtare. Andaj, njohja nga Serbia, ulësja në OKB, njohja nga pesë vendet e BE-së dhe anëtarësimi në NATO, paraqesin zgjedhje të përkushtimin tonë strategjik ndaj BE-së dhe botës së lirë dhe e dyta përbën zgjedhje të dilemës së sigurisë për Kosovën”, ka thënë Muja.

Ai ka potencuar se Kosova është e përkushtuar që të gjejë një zgjidhje e cila mbështetet në parimet e barazisë.

“Po bëhen 23 vjet bisedime më mes të Kosovës dhe Serbisë, gati gjysma e kësaj periudhe në ndërmjetësimin apo lehtësimin e BE-së. Nuk mund të vazhdohet pafundësisht, e kuptojmë këtë, është e rëndësishme të potencohet se edhe kështu Kosova mbetet e përkushtuar që ky proces të përfundohet sa më shpejt. Ne jemi të përkushtuar konstrukutivisht të gjejmë një zgjidhje, mirëpo i cili mbështetet në parimet e barazisë së palëve, reciprocitetit, adresimit të krimeve të së kaluarës dhe një dialog i cili është i përqendruar të përmirësojnë jetën e njerëzve dhe promovuar Bashkimin Evropian”, ka thënë Muja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Malishevës ka bërë përgatitjet e duruara për ndeshjen…