Malisheva, gati për ndeshjen me Dukagjinin

04 nëntor 2022 | 11:11

Skuadra e Malishevës ka bërë përgatitjet e duruara për ndeshjen e radhës në Superligë ndaj Dukagjinit nga Klina.

Ndeshja mes këtyre skuadra zhvillohet nesër (e shtunë), derisa Malisheva synon fitoren e radhës, raporton “Epoka e re”.

“Pas lojës së mirë dhe fitores bindëse ndaj Trepça ‘89,  javën e kaluar, jemi stërvitur intensivisht dhe jemi përgatitur si duhet që me lojë të mirë të arrihet fitore edhe ndaj Dukagjinit, nesër. Të gjithë futbollistët janë të motivuar dhe të gatshëm të japin maksimumin për ndeshjen e nesërme”, thuhet në njoftimin e Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE- Kosovë ka mbajtur sesionin…