Muja mungon ndaj Llapit

26 gusht 2021 | 16:39

Drita e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll. “Intelektualët” mposhtën me rezultat të ngushtë 2-1 skuadrën e Feronikelit të shtunën e kaluar në Gjilan.

Trajneri i Dritës në atë ndeshje përballej me një mungesë të madhe siç ishte ajo e sulmuesit, Arbnor Muja. Futbollisti mitrovicas ishte i lënduar andaj edhe nuk ishte fare i ftuar për atë takim. Demokracia.com mëson se Muja pritet të mungojë edhe në takimin e javës së dytë kundër Llapit e cila gjithashtu luhet në Gjilan.

Gjasat janë të vogla për një rikthim të Mujës përballjen e së shtunës. Mjekët e skuadrës do të japin verdiktin final brenda dy ditësh nëse Muja do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë klubit të tij këtë fundjavë.

Arbnor Muja është ndër transferimet më të bujshme të merkatos së verës te gjilanasit dhe jo vetëm.

Muja u transferua nga skuadra mitrovicase e Trepçës ’89, ndërsa shihet si një nga lojtarët me të ardhme të ndritur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Triumfi i shpejtë i ka mbushur talebanët me eufori, por…