Muja: Nuk refuzohet oferta e klubit më të madh në Kosovë

16 qershor 2023 | 12:49

Ardian Muja është futbollisti më i ri i skuadrës së Prishtinës. Skuadra kryeqytetase e ka prezantuar futbollistin 25-vjeçar, i cili në gjashtë edicionet e fundit ishte kapiten i Trepçës ’89.

Muja ka nënshkruar për dy vite me ekipin e Prishtinë, derisa në edicionin e fundit ka shënuar 6 gola dhe 2 asistime.

“Nuk e pata të vështirë fare të pranoja ofertën ‘bardhekaltër’. Realisht Prishtina është klubi më i madh në Kosovë. Normalisht e ndjej vetën të gatshëm të marrë mbi supe skuadrën dhe të jap më të mirën, të jap maksimumin dhe pse jo të rikthejmë edhe titullin e kampionit në kryeqendër”, ka thënë Muja.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta prestigjioze izraelite “Jewish Insider”, në kuadër të raporteve të…