Forumi Global në Izrael, Enver Hoxhaj merr vëmendje me fjalimin e tij

16 qershor 2023 | 12:43

Gazeta prestigjioze izraelite “Jewish Insider”, në kuadër të raporteve të tyre ditore për ngjarjet ditore, ka përmendur fjalimin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Forumin Global të Komitetit Amerikano-Hebre, duke thënë se “duartrokitjet më të forta të mbrëmjes iu rezervuan Enver Hoxhajt”.

Pjesë e kësaj konference ishte edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës në shtetin e Izraelit, Yair Lapid.

“Disa nga duartrokitjet më të forta të mbrëmjes iu rezervuan Enver Hoxhajt, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, i cili u tha të pranishmëve se ‘Altneuland-I’ i Theodor Herzl – të cilin ai e kishte zbuluar përmes shokëve hebrenj gjatë studimeve në Vjenë 30 vjet më parë – ishte libri i tij i preferuar. Duke thirrur në titullin e librit, Hoxhaj e mbylli fjalimin e tij duke i thënë të pranishmëve se Izraeli ka ‘një mik të vjetër dhe të ri në Evropë’”, ka shkruar gazeta “Jewish Insider”.

Pjesë e kësaj konference ku Enver Hoxhaj gjithashtu ka njoftuar të pranishmit se Kuvendi i Kosovës ka miratuar Deklaratë për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizminm, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit, ishte edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës në shtetin e Izraelit, Yair Lapid.

Në këtë konferencë, morën pjesë më shumë se 1500 persona nga mbi 60 shtete të ndryshme botës. Ndër pikat kryesore të Forumit Global 2023 gjatë katër ditëve përfshinin fjalime dhe biseda me një sërë figurash lidershipi të lartë të Izraelit, duke përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, presidentin izraelit Isaac Herzog dhe Yair Lapid, udhëheqësin e opozitës izraelite.

Komiteti Amerikano Izraelit (AJC) është organizata globale e avokimit për popullin hebre. Me seli në New York, 25 zyra në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe 14 poste jashtë shtetit, si dhe partneritete me 38 organizata të komunitetit hebre në mbarë botën, misioni i AJC është të përmirësojë mirëqenien e popullit hebre dhe Izraelit, dhe të avancojë njerëzimit të drejtat dhe vlerat demokratike në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e…