MULLA REXHEPI – apostull i shqiptarizmit dhe emblemë e diturisë

02 maj 2022 | 21:04

Nga frangjia krisën pushkët
Pushkë e këngë pa u ndalë
U gëzua fshati e shtëpia
Hamzës thanë i lindi djalë

Djali parë i kësaj shtëpie
Në kohë të vështira u pat rritë
Vet mësoi shkronjat shqipe
Hoxhë do bëhej ai një ditë

Asnjëherë nuk iu tremb syri
Për shume vite hoxhë mejtepi
Librat shqip nga Shkupi solli
Atdhetari mulla Rexhepi

Një flamur e mbante n’gji
Shqip fëmijëve u mësonte
Abetaren gjithënjë me veti
Shqipërinë sa shumë e donte

Kryetar i shoqërisë “Drita”
Ishte zgjedhur mulla Rexhepi
Dhe për vepër armiqësore
Para gjyqit e nxjerr pushteti

Para vdekjes e la me gojë
Në varre të fshatit me varros
Në kullën e tij atë ditë flamuri
Gjysëm shtizë ishte vëndos.

Agron Krasniqi, maj 2022

Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një…