Muller: Besojmë në kualifikim

18 prill 2023 | 14:13

Bayern Munchen pësuan humbje me rezultat të thellë me rezultat 3-0 nga Manchester City, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Thomas Muller ka deklaruar se “bavarezët” janë në gjendje të bëjnë “mrekullinë” përballë “qytetarëve”.

“Ne besojmë se kemi ende një shans. Duhet të fillojmë mirë ndoshta të çojmë 1-0 në pushim. Nuk duhet të shkojmë në 3-0 pas 10 minutash, por duhet të shënojmë dhe të vazhdojmë. Nëse shënojmë të dytin në të 80-ën, kemi edhe 15 minuta. Besoj se është e mundur”, ka thënë Muller.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
100 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Norvegji dhe gjashtë shqiptarë…