Mulleri rinovon kontratën me Bayernin

07 prill 2020 | 12:24

Tashmë është zyrtare. Thomas Muller do të jetë pjesë e Bayernit edhe për 3 vitet e ardhme. Futbollisti gjerman ka rinovuar kontratën deri ne 2023 me kampionët në fuqi të Bundesligës.

Mullerit i skadonte kontrata në 2021, teksa kohët e fundit, kishin qarkulluar zëra për një largim të mundshëm të tij nga bavarezët, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

30-vjeçari, është pjesë e rekordmenëve të Gjermanisë, prej vitit 2008, teksa është aktivizuar 521 me Bayernin dhe ka arritur të shënojë plot 195 gola.

Një tjetër çështje në familjen bavareze është e ardhmja e portierit Manuel Neuer. Mbetet për t’u parë me mjaft interes, nëse gardiani gjerman do të ndjekë rrugën e Mullerit, apo do të largohet nga bavarezët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran deklaroi se vendi nuk…