Mumini, gjyqtar në FIBA Europe Cup

04 nëntor 2019 | 17:11

Gjyqtari i njohur i basketbollit, Xhelal Mumini është nominuar për të gjykuar në ndeshjen Keravnos BC-Kapfenberg Bulls, në kuadër të xhiros së tretë në FIBA Europe Cup.

Takimi do të zhvillohet më 6 nëntor në Nicosia të Qipros. Mumini ka gjykuar edhe në gara të tjera ndërkombëtare, derisa është i licencuar nga FIBA. Përveç tij në këtë edicion edhe disa gjyqtarë tjerë nga Kosova kanë gjykuar në ndeshjet ndërkombëtare.

Kjo vjen falë punës së madhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) me gjyqtarët vendorë, e që është duke u vlerësuar shumë lartë nga FIBA Referee Department.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë të rinj nga Gjakova të mbështetur nga Fondacioni “Bonevet”…