Mund ta përdorni antidjersën edhe në këto pjesë të trupit

08 mars 2021 | 12:31

Me siguri të gjithë keni një deodorant të cilin kryesisht e përdorni për të reduktuar djersën dhe aromat e pakëndshme që vijnë si pasojë e saj. Ajo që ndoshta s’dini është se deodoranti funksionon dhe mund të përdoret edhe në shumë pjesë të tjera të trupit përveç sqetullave. Për shembull ku?

1. Shputat e këmbëve

Ata që e  kalojnë të gjithë ditën e këmbë e dinë mirë çdo të thotë një këmbë e djerësitur. Këmbët e djersitura shkaktojnë aroma të rënda dhe si rrjedhojë, mikrobe. Nëse doni që kjo të mos ndodhë më, përdorni pak antidjersë. Do t’i mbajë të freskëta për një kohë të gjatë.

2. Në pjesën e poshtme të gjoksit

Vajzat e dinë mirë sa shumë ndodh të djerësiten tek pjesa e poshtme e gjinjve. Nëse përdorni një antidjersë poshtë tyre do t’i mbani të thata për një kohë të gjatë, por sigurohuni që deodoranti të jetë pa alumin.

3. Pjesën e brendshme të kofshëve

Djerësitja e zonës së kofshëve mund të ndodhë për shumë arsye. Ankthi, mbipesha, diabeti apo thjesht rritja e temperaturave. Kjo lloj djersitjeje është sa acaruese as edhe e dhimbshme pasi irriton lëkurën dhe në rastin më të keq, krijon plagë. Pikërisht për këtë arsye, bëni mirë të mbani gjithnjë një antidjersë me vete dhe ta aplikoni rreth asaj zone. Gratë duhet të bëjnë kujdes të mos prekin zonat intime me deodorant gjatë aplikimit.

4. Tek pjesa e thembrave

Do t’ju reduktojë dhimbjen e këpucëve të reja, prandaj mos e harroni.

5. Kudo që jeni depiluar me brisk

Këmbët e acaruara pas briskut, sqetullat, krahët dhe çdo vend tjetër kanë nevojë për diçka që të qetësohen. Nëse nuk ju ndodhet aloe vera, merrni deodorantin dhe aplikojeni. Skuqja do të reduktohet brenda pak kohe.

6. Tek thonjtë, për të hequr manikyrin

E dimë që jeni mësuar t’i hiqni me açiton, një kimikat që shkatërron kutikulat dhe than thonjtë në të shumtën e rasteve. Pikërisht për këtë, jepini një shans antidjersës herën tjetër kur të pastroni thonjtë nga manikyri. Sprucojeni sipër tyre dhe hiqeni me një copëz pambuku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim KRASNIQI Fitorja e LV-së dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet…