Mundësi qasjeje online në 193 mijë libra në Shqipëri

01 prill 2019 | 22:02

Studentët dhe pedagogët tashmë do të kenë mundësi të shfletojnë online artikuj shkencorë, mbi 193 mijë libra akademikë, mbi 50 mijë revista shkencore, mbi 200 milionë lajme shkencore si dhe 30 paketa për mësimin e gjuhëve të huaj.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini prezantoi sot procedurën e aksesimit të studentëve dhe pedagogëve në bibliotekës online, ndërsa e vlerësoi si një investim i cili do të rrisë cilësinë e kërkimit shkencor në të gjitha universitetet e vendit.

Duke sjellë në vëmendje studimet e saj në Kanada dhe Gjermani, ministrja tha se dallimi mes të studiuarit jashtë vendit dhe në Shqipëri lidhet me standardet e kërkimeve shkencore si dhe ngarkesën mësimore praktike.

“Sot po prezantoj bibliotekën online që iu mundëson pedagogëve dhe studentëve të arrijnë cilësinë akademike me aksesimin e 50 mijë revistave shkencore, 193 mijë librave akademikë, 200 milion lajmeve shkencore të rëndësishme për kërkime shkencore, 30 pako module për të mësuar vetë një gjuhë të huaj ndër më të mirat për të mësuar”, tha Shahini.

Sipas saj, çdo student mund të aksesojë shumë thjesht në bibliotekë përmes një llogarie unike dhe paswordi.

Studentët e pedagogët tanimë do të kenë mundësi të shfletojnë dhe shkarkojnë materiale shkencore online në gjuhë të huaj./atsh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani duhet të rikthehet te fitorja. Këtë gjë e di…