Mungesa e deputetëve e nervozon Konjufcën: Kjo është joserioze

14 prill 2022 | 16:56

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka quajtur joserioze mungesën e deputetëve në vazhdimin e seancës plenare gjatë të së enjtes.

Ai u ka dhënë afat partive ta bëjnë kuorumin prej mbi 80 deputetëve në sallë për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare, ndryshe do ta ndërpresë seancën plenare.

“Po ju jap afat grupeve parlamentare nëse nuk i sjellin edhe 10 deputetë unë e ndërpres seancën, pasi kjo është joserioze dhe e vazhdojmë të martën seancën. Prej tash vetëm 10 minuta i keni afat. Kjo është vërtet joserioze”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha António Guterres,…